Sunday, May 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETOSHEE i pret energjinë invalidit në Fier/ Agush Mersala: Kam 3 javë...

OSHEE i pret energjinë invalidit në Fier/ Agush Mersala: Kam 3 javë pa drita

Fier – Skamja “thyen kokën” në shtëpinë e 63 vjeçarit invalid Agush Mersala në Libofshë të Fierit. Jeton i vetëm pa ujë dhe pa drita në banesë, kur ka i paguan dritat, ujin e ka hequr se nuk ka ta paguaj

63 vjeçari Agush Mersala, prindërit e tij nga Ferrizaj i Kosovës kanë ardhur në Libofshën e Myzeqesë afro 100 vjet më parë. Ai është invalid që prej 61vitesh, kur ishte 2 vjeç.
Që të shkosh tek banesa e tij duket të kalosh hekurudh[n dhe të ecësh mbi një kilometër në këmbë mes një rruge dheu e me shkurre, në të majtë të kishës. Nga biseda me të mësojmë se ai jeton i vetëm pasi bashkëshortja i ka vdekur ndërsa i vetmi djal që ka është 20 vjeç dhe për shkak të skamjes e la shkollën e mesme profesionale për mekanik në Fier dhe shkoi në Kosovë të punojë për të nxjerr veten e tij por nëse i mbetet të ndihmojë edhe babanë.

Në një banesë me suva të rënë me pak orendi ku vetëm një frigorifer ka në punë dhe një televizor se për të gatuar, atë pak gatim që mund të bëj e bën me gaz. Për të ngrohur në dimër kur bën ftohtë ngrohet me sobë druri. Sa për faturën e energjisë elektrike ajo i shkonë 25 mijë lekë të vjetra e sipër vetëm me një llampë një tv e një frigorifer.

Isha mirë kur kisha gruan, dhe i mbushen sytë me lotë, ja dilnim me dy kempet por që kur ajo vdiq me 100 mijë lekshin që marr nga kempi nuk ja dal dot.
Ujin e preva, ua thashë ta hiqnin se nuk kisha ta paguaja dhe për të pirë apo për tu larë ma bien miqtë e shokët me bidona me karrocë dore ( intervista tek çesma)

Jam në gjendje tepër të vështirë ekonomike, jam i vetëm tashmë, invalid. Nga ekonomia nuk ja dal dotë, mundohen e më ndihmojnë të njohurit sa të munden e kur kam mundlsinë ua kthej borxhet. Kam shkuar 2,5 milionë lekë borxhe, ja kisha disa muaj pa paguar dritat dhe pashë që kihsin shkuar 140 mijë lekë. Shkova dje në Fier për ti paguar por atje në sportel më thanë që kanë shkuar 175 mijë me kamatvonesë, nuk kisha ika u ktheva skam ku të marr më borxh.

Nuk është hera e parë që më presin dritat , sa herë që nuk i paguaj mi presin, kur gjej para që më japin të afërmit apo miqtë i mbledh dhe me ato cme mbeten nga kempi shkojë i paguaj dhe ata vijnë mi lidhin

Në një divan pamë një elektri dore që Agushi na thotë është me karikim dhe e karikon në ndonjë dyqan në fshat dhe e përdor për ndriçim në shtëpi apo edhe rrugën kur krhehet në banesë

Ky është 63 vjeçari invalid Agush Mersala i cili cdo ditë duhet të mendojë se si do e ngrysi mbrlmjen pasi ujë e drita në banesë nuk ka, fëmijë e të afërm që ti gjenden në kahe nuk ka, por akoma më keq nuk ka në krah as institucionet shtetërore që paguhen me taksa të qytetarëve e shoqata të ndryshme që ta ndihmojnë sado pak për tia bërë ditën pak më të lehtë/ALB365

Shënim Nëse ndokush mundet e dëshironë që të ndihmojë këtë invalid të moshuar nr i telefonit të tij është 0699616530

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME