Monday, October 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIQeveria e cilëson sukses subvencionimin/ Blegtorët: Nafta e subvencionuar nuk mjafton

Qeveria e cilëson sukses subvencionimin/ Blegtorët: Nafta e subvencionuar nuk mjafton

Roskovec – Vllezërit Sulo dhe Pelivan Metushi janë të njohur jo vetëm në fshatin e tyre Suk1 por në të gjithë zonën e Roskovecit e më gjërë për shkak të punës së tyre dhjetra vjeçare në stalla me lopë ku prodhimi qumështit “rrufitet” nga fabrikat e përpunimit të tij dhe kjo fal punës cilësore që ata kryejnë nga mëngjesi deri pas mesnate në stallat e tyre.

Stallat dhe banesat e tyre ndahen pak metra nga njëra – tjetra pasi ata së bashku me familjet e tyre nuk e kuptojnë jetën të shkëputur nga puna, aty punojnë familjarishtë, ata , gratë, fëmijët.

Teksa lë rrugën kryesore të Sukut futesh përmes lagjes Metushaj dhe ndeshesh me banesat, stallat, magazinat, paisjet e makineritë bujqësore. Aty na priti Sulua. Vëllai i Pelivanit i cili na tregoi çdo cep e skutë të biznesit të tyre sikundër dhe si e nisën këtë biznes, pse në blegtori me lopë dhe jo me sera. Sulua në tregonë se e nisi me një zetor e 7 krerë lopë bashkë me të vëllanë Pelivanin por defekti në zetor sepse punonte dhe tokat e bashkëfshatarve bëri që të nisnin punën për biznesin e tyre.

Teksa bisedojmë gjat me Sulon ai na tregonë se kanë qënë vite të vështira si në punimin e tokës për të siguruar bazën ushqimore por ka pasur dhe mbështetje nga qeveria deri diku, por në këto vitet e fundit çdo gjë po vjen drejt tkurrjes si nga ana e biznesit ashtu dhe nga mbështetja qeveritare për biznesin

Fshati Suk1 dhe Suk2 kanë pasur afro 4500 krerë lopë , çdo familje ka pasur tre apo katër krerë për të siguruar qumështin apo bulmetin për familjen por stalla me lopë kanë qënë jo më shumë se 15, sot krerët e lopëve në familje pothuajëse janë zhdukur totalisht, ndërsa stalla me lopë kanë mbetur pak janë apo sjanë as 1500 krerë, pohon Sulua. Ky abondonim i tyre erdhi pasi fermerët shikonin më shumë fitim me serat por duke parë që qeveria nuk po i mbështeste me subvencione dhe çmimi i qumështit çdo ditë po binte në treg. Veç kësaj një pjesë e mirë po ikën në emigracion

Sulo pohonë se ndihma nga subvencionet ka marrë por jo sa dhe si duhet, nuk është mbështetur nga qeveria Rama pasi qeveritë e tjera më parë i kanë dhënë më shumë suport dhe ndihma.
Ai flet dhe për çmimin e litrit të qumështit që merret pothuajse falas nga fabrikat e qumështit sikundër tregu po mbytet nga qumështi serb dhe qi pluhur

Mes lodhjes së punëve të ditës dhe dëshpërimit nga mosmbështetja qeveriatere Sulo pohonë se Rama e ka mirë kur flet se dinë dhe nuk dinë fermerët, duhet të njohin teknologjinë, por mos të flasi nga zyra dhe çfarë i thonë por të vi në terren ai apo vartësit e tij. Mirë unë se njeh teknologjinë dhe po punësojë dikë tjetër po rrogën dhe sigurimet e tij ku ti gjej?! Ku e kam fitimin që po ropatem familjarishtë me vllanë e fëmijër nga mëngjesi në mesnatë?! Ku janë ndihma e subvencionet e qeverisë që të më ndihmojë të rris prodhimin, të ardhurat e të rris fuqinë punëtore?! Ku është mbështetja e qeverisë si bëjnë qeveritë e vendeve të rajonit?!

Teksa shohim ambientet e biznesit dhe bisedojmë me Sulon e pyesim se nëse qeveria Rama do ti jepte një sasi monetare çfarë do të bënte me to, direkt Sulo pohonë se do ti invenstonte në një stallë moderne për lopët dhe do shtonte krerët e tyre për të rritur prodhimin dhe fitimin.

Largohemi nga investimi i vllezëtve Metushi në fshatin Suk1 por nuk mund të iknim pa takuar edhe vllanë tjetër, Pelivanin.
E gjetëm mes tokave të marra me qera të mbiella me jonxhë e foragjere për të siguruar bazën ushqimore të bagëtive për të 12 muajt e vitit.

E teksa ishin në ikje e pyes Pelivanin, sikur kryeministri Edi Rama të vinte tek biznesi juaj në fermë tek stalla e të pyeste: “Çfarë doni tju japi qeveria, çfarë do ti kërkoje? Pelivani buzqesh dhe thotë kredi nga IPAD që edhe ne të kemi një stallë moderne që askush nuk e ka në zonën e Roskovecit

Teksa na shoqëronë në ikje Pelivani na thotë se dy djemtë nuk i lë të më emigrojnë, të punojnë ktu, paraja ktu është, të voglin e kam çuar me studime në Tiranë inxhinjeri mekanike.
Duke i uruar mbarësi në punët e biznesit vëllezërve Metushi në Suk1 të Roskovecit me vete mendoja, njerëz të tillë duhen, që punojnë e ropaten nga mëngjesi deri pas mesnate por ja që qeveria nuk i mbështet ose më sakt mbështet atje ku do dhe kur do./ ALB365

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME