AKTUALITET

Pankarta e protestuesve për Von der Leyen: Ku është treni Ursula?

Protestuesit që ndodhen pranë Kryeministrisë gjatë vizitës së presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kanë zgjedhur edhe ironinë për të përcjellë mesazhet e tyre.

Një prej pankartave të shfaqura gjatë protestës i drejtohet pikërisht Von der Leyen, duke risjellë në vëmendje deklaratat e bëra dy vite më parë për projektin hekurudhor Durrës-Rrogozhinë.

“Ku është treni, Ursula?”, shkruhet në pankartën e protestuesve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button