POLITIKË

Pas korrupsionit me inceneratorët, Rama: Institucion i ri për menaxhimin e mbetjeve

Pas dështimit me inceneratorët, kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot një iniciativë të re për menaxhimin e integruar të mbetjeve në Shqipëri, duke shpallur krijimin e një Operatori Kombëtar që do të marrë përsipër grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve në të gjithë vendin.

Kryeministri Rama bëri me dije se qeveria po përgatit një paketë të re reformash dhe masash, ku theksi vihet te projektligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

“Një ndërmarrje e re që do të jetë në dispozicion, në dispozicion të pushtetit vendor, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve, grumbullim dhe trajtim, në një strukturë të vetme,” tha Rama.

Sipas tij, ky ndryshim do të zhvendosë përgjegjësinë nga bashkitë drejt këtij Operatori të ri Kombëtar, ndërsa bashkitë, tha Rama, do të funksionojnë si klientë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button