AKTUALITET
Përfshihet nga flakët një hotel në Sarandë

Një hotel është përfshirë nga flakët mesditen e sotme në Sarandë. Mësohet se hoteli që ka marrë flakë, ndodhet në lagjen numër 4 të qytetit.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë që shkaku i rënies së zjarrit nuk dihet ende.