Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPërfundon protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës, qytetarët pritet të mblidhen...

Përfundon protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës, qytetarët pritet të mblidhen të martën tjetër

Ka përfunduar protesta e radhës e opozitës para bashkisë së Tiranës. Mësohet se tubimi i radhës do të mbahet javën e ardhshme tq martën në orën 11:00. Qytetarët u mblodhën ditën e sotme në protestë në orën 11:00 ndërsa kërkuan largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Protesta e sotme ashtu si protestat e kaluara u shoqërua me disa incidente ndëra qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt bashkisë. Këshilltarët e opozitës dhe qytetarëve tentuan disa herë për tu futur brenda objektit të bashkisë ndërsa më pas shkulen edhe gardhin metalik. Ashtu si javën e kaluar një tjetër incident u regjistrua në radhët e policisë ku një efektivi i ra të fikët dhe më pas u transportua me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME