Sunday, July 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRama propozim opozitës për të prekur reformën në drejtësi

Rama propozim opozitës për të prekur reformën në drejtësi

Ndërsa ka valëvitur sot flamurin e antikorrupsionit dhe është mburrur për autorësinë e reformës në drejtës, kryeministri Rama i ka propozuar opozitës ngritjen e një komisioni të posaçëm për të ndryshuar ligjet e reformës në drejtësi.

Në përfundim të takimit me deputetët dhe ministrat socialistë, Rama paraqiti një projekt-rezolutë, në thelb të së cilës është propozimi për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar që do të rishikojë ligjet për drejtësinë e re.

“Të ngrejë një Komision të Posaçëm Parlamentar, i cili të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë MIRËQEVERISJEN, SUNDIMIN E LIGJIT DHE ANTIKORRUPSIONIN PËR SHQIPËRINË 2030 NË BASHKIMIN EUROPIAN” thuhet në projekt-rezolutë.

Ky komision, përbërja e të cilit nuk paracaktohet do të jetë “me kohështrirje afatgjatë, duke rekomanduar për sa çmohet e nevojshme edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore”.

Nuk dihet ende se çfarë ligjesh do të ndryshojnë në reformën në drejtësi. është folur gjithnjë për modifikimin e akuzës për “shpërdorim detyre”, formulimi i të cilës lë hapësirë për ndëshkimin e shumë zyrtarëve të lartë. Ndërkohë, kreu i SPAK, Altin Dumani ka kërkuar që prokurorëve t’i jepet një shans i dytë për rikandidim në mandatin e tyre në Prokurorinë Speciale. Tentativat për ndryshimin e ligjeve të reformës në drejtësi kanë qenë të shumta edhe në të shkuarën, por nuk janë lejuar nga ambasada amerikane që gjithnjë ka reaguar kundër këtyre nismave.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME