Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPërplasen makinat në GoKart, humb jetën fieraku 40 vjeçar

Përplasen makinat në GoKart, humb jetën fieraku 40 vjeçar

Policia njoftoi për një ngjarje të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një pistë garash me makina sportive GoKart. Një 40-vjecar ka humbur jetën nga përplasja e dy automjeteve të tilla.

Sipas policisë ngjarja ndodhi në fshatin Pjesës në Shijak, tek Arena Kartin Albania 3. Si pasojë e përplasjes së 2 mjeteve sportive ka humbur jetën njëri prej drejtuesve.

Ai është një shtetas me iniciale, banues në Fier. Policia thotë se një grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME