Tuesday, February 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEPesë rregullat e modës për zonjat e shëndosha

Pesë rregullat e modës për zonjat e shëndosha

Këto kombinime theksojnë vijat e trupit, fshehin peshën e tepërt dhe zgjasin vizualisht figurën

Sot, moda nuk njeh përmasat, gjatësinë apo ngjyrën e lëkurës, si dikur. Moda përfaqëson stilin personal, shprehjen, lirinë, veçantinë.

Rrobat mund të nxjerrin më të mirën te ne vetëm nëse zgjedhim gjërat e duhura. Prandaj, zonjat më të shëndosha mund të fshehin kilogramët e tepërt dhe të nxjerrin në pah linjat e tyre në mënyrën e duhur.

Ne ju sjellim disa rregulla me të cilat mund të dukeni hyjnore pavarësisht se jeni mbipeshë. Gjithashtu, këto rregulla na bëjnë vizualisht të dukemi më të holla, transmeton Telegrafi.

1. Zgjidhni pantallonat me bel mesatar ose të lartë

profimedia

Edhe pse pantallonat me bel të ulët po kthehen në modë, kjo nuk do të thotë që duhet t’i vishni vetëm për të qenë në modë. Bëni ndryshe dhe zgjidhni pantallonat që shkojnë lart mbi ijët, sepse ai model formon bukur belin dhe mbulon stomakun. Gjithashtu zgjat vizualisht këmbët.

2. Kushtojini vëmendje ngjyrës së xhinseve

Nëse jeni duke blerë xhinse, mbani në mend se xhinset blu të errëta zgjasin vizualisht këmbët tuaja. Përveç kësaj, kjo ngjyrë kombinohet në mënyrë perfekte dhe është shumë elegante.

3. Theksoni belin

Forma e orës së rërës konsiderohet shumë tërheqëse, ndaj është shumë e rëndësishme të theksoni sa më shumë belin. Një zgjedhje e mirë për këtë është një rrip i hollë që vendoset mbi një bluzë, fustan mbështjellës, këmisha ose pulovra të shkurtra.

4. Ngjyra të ndritshme dhe printime

Edhe pse qëndrimi i mëhershëm ishte se ngjyrat e ndezura duhet të shmangen, të gjithë stilistët e njohur të modës nuk janë dakord me këtë. Mund të vishni lirisht ngjyra të ndezura, por gjithashtu duhet të keni kujdes që të mos zgjidhni materiale të holla dhe jo cilësore, e sa i përket printit është gjithmonë e rëndësishme që ai të jetë në përpjesëtim me figurën tuaj.

5. Vijat si dezen dominues në gardërobë

shutterstock

Vijat horizontale nuk janë padyshim zgjedhje e lumtur për të gjithë ato që duan të duken vizualisht më të holla në një kombinim të caktuar veshjesh. Megjithatë, jo çdo model me vija e ka efektin e përmendur – p.sh. Modele të shumta me vija që janë asimetrike mund t’ju zgjasin. Zgjidhni një veshje me vija që përkulen nga brenda dhe do të shihni se sa do të keni sukses të theksoni belin dhe figurën tuaj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME