KRYESORE

Plagòsì me thikē të birin, arrestohet 69-vjeçari në Lushnje

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një ditë më pas 69-vjeçarin, i cili pas një konflikti plagosi me thikë djalin e tij.

Djali 45-vjeçari ndodhet ende në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Blutë” po ashtu kanë sekuestruar në cilësinë e provës thikën.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për plagosjen me mjet prerës (thikë), të shtetasit N. P., 43 vjeç, nga babai i tij, shtetasi B. P., informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. P., 69 vjeç. Shtetasi N. P. vijon të jetë në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) i dyshuar i përdorur për plagosjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button