Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAPlas keq në Beograd, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Plas keq në Beograd, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Tension dhe përplasje në protestën e opozitës serbe e organizuar mbrëmjen e së dielës nga koalicioni “Serbia kundër dhunës” në Beograd. Mijëra qytetarë kanë mbështetur partitë e opozitës që kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve të një jave më parë duke i konsideruara ato të manipuluara.

Protesta kulmoi para bashkisë së Beogradit. Disa prej protestuesve tentuan të hyjnë brenda godinës duke thyer xhamat e Këshillit Bashkiak të qytetit, por policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe spraj me piper. 

LIVE NGA PROTESTA 

Për protestat reagoi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq që ironizoi se “në Beograd nuk po zhvillohet asnjë revolucion”. Protesta mbajti të shtunën në mbrëmje para Komisionit Zgjedhor duke akuzuar për vjedhje të zgjedhjeve. Ishin studentët që i kërkuan presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të plotësojë kërkesat e tyre deri të dielën në mbrëmje dhe thanë se në të kundërtën do të bllokojnë të hënën gjithë Beogradin.

Ata kërkuan nga Ministria e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale që të kontrollojë listat zgjedhore ndërsa për përgjigje dhanë afat deri të hënën. Në të kundërtën ata thanë se do të shpallin bllokadë të kryeqytetit.

Opozita dhe studentët kanë disa ditë që po protestojnë para objektit të Komisionit të Zgjedhjeve ndërsa një përfaqësuese e opozitës po qëndron prej 6 ditësh në grevë urie. Asaj iu bashkuan më pas edhe 6 ish-deputetë të tjerë dhe përfaqësues të koalicionit “Serbia kundër dhunës”. Të premten u mbajtën protesta edhe në Nish dhe Ljig.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME