Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE“Plisat” mbeten pa bileta/ Ndërhyri politika, por shihemi në Gjermani

“Plisat” mbeten pa bileta/ Ndërhyri politika, por shihemi në Gjermani

Një nga tifo-grupet që ka ndjekur me rregullsi Kombëtaren kuqezi në rrugëtimin e saj në vite, ka qenë ai “Plisat”. Por grupimi nga Prishtina, si rrallëherë do të mungojë sot në stadiumin “Air Albania” për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe.

Ata kanë reaguar sot nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke shpjeguar se për ta nuk kishte pasur bileta, të cilat ky grupim më parë i merrte rregullisht. Por gjithashtu, bënë të qartë se mungesa në festën e sotme nuk përbënte problem, pasi në vijim do të ktheheshin përsëri në stadiume, edhe në Gjermani.

“Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta. Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë përfunduar misionin e tyre, ME SUKSES. Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njëjtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, “kriminelat”, “tradhëtarët”… ne do të jemi gjithmonë aty. Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë.

Nuk ka bileta – nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve. Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa – edhe në ditë të vështira. Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT’ SHQIPNI. Shihemi në Gjermani!” – shkruajnë Plisat në faqen e tyre.

“Plisat” shfaqën në ndeshjen me Çekinë një banderolë ku shkruhej: “Mallkuar qoftë kush nuk na do bashkë”. Kjo banderolë nuk u pëlqye në Tiranë pasi mediat pranë qeverisë e konsideruan si shigjetim ndaj kryeministrit Rama për përplasjet e tij me Kurtin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME