Plas tritoli në Vlorë, dëme në banesë. Të dëmtuarit: “Nuk kemi asnjë konflikt”

Vlorë – Shpërthim me lëndë plasëse në Vlorë, flet e dëmtuara: “Nuk kemi konflikte me askënd”
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer gjatë natës, rreth orës 23:38, në portën e jashtme të një banese në lagjen “Partizani”, në rrugën “Ali Demi”, në qytetin e Vlorës.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Banesa i përket një shtetaseje 63-vjeçare.
E zotja e shtëpisë, Bakie Zoto, është shprehur se nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë dhe se nuk e di kush mund të jetë autor i vendosjes së lëndës plasëse.
“Nuk kemi konflikte me asnjë njeri. Nuk e dimë kush e ka bërë këtë,” – është shprehur ajo.
Policia ka nisur hetimet dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasen O. A., 28 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe ka kryer vjedhje, brenda një dyqani, të një çante me një shumë monetare dhe sende personale të një shtetaseje.
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori pasi, më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjajres.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.









