POLITIKË

Porositë/ Rama takim privat me kandidatët për deputetë në qarkun Tiranë

Edhe pse anuloi takimin në Fier për shkak të ditës së zisë kombëtare, kryeministri Edi Rama mësohet se ka zhvilluar këtë të shtunë paradite një takim me kandidatët e PS Tiranë në një ambient privat në kryeqytet. Fokusi ka qenë te vota e emigrantëve dhe marrëdhënia e kandidatëve socialist me njëri-tjetrin.

Rama u ka kërkuar socialistëve që të organizohen me kontaktet e tyre në diasporë për të bërë të mundur që shqiptarët jashtë vendit të votojnë, sidomos aty ku është përqendruar numri më i madh i tyre Itali dhe Greqi.

Për shkak të problemeve që kanë hasur me postën në disa vende në këto dy shtete, ka dhënë porosi që të mos demoralizohen votuesit jashtë por të binden që të shkojnë të marrin zarfet dhe të votojnë.

Ndaj Rama ka kërkuar që çdo njeri prej tyre, ata që janë në listë të hapur të kërkojnë votën personal, por të mos shajnë kolegët e tyre brenda partisë të zgjedhësit, sepse sipas tij, në këtë mënyrë mund të pezmatojë votuesit dhe të penalizojë maksimizimin e votës për mazhorancën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button