Saturday, May 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPrag sezoni turistik, plehrat bëhen "mal" në rrugën Levan - Frakull

Prag sezoni turistik, plehrat bëhen “mal” në rrugën Levan – Frakull

Fier – Plehrat bëhen “mal” në rrugën Levan – Frakull. Banorët paguajnë taksën për largimin e tyre në inceneratorin e Fierit, por ato nuk largohen, ata u vënë flakën.

Plehrat kanë pushtuar rrugën që lidh Levanin me pesë fshatra të njësisë administrative Frakull.
Kjo është situata aktuale, ku në një gjatësi afro 100 metra plehrat e mbetjet urbane ndodhen në anë të rrugës tashme që pritet të çelet sezoni turistik dhe nga ana tjetër banorët paguajnë taksën që ato të dërgohen në incenerator dhe jo të digjen në mes të rrugës duke sjell shqetësim për ata që kanë banesat fare pranë tyre.

Këto mbetje urbane janë rrezik për shëndetin e afro 200 familjeve të lagjes rone dhe ato të tjera që ndodhen në fundin e saj në rrugën që të lidh me Frakullën e Madhe, Frakull e Vogël, Kashisht, Adën e fshatra të tjera të kësaj zone.

Kur sasitë e mbetjeve urbane shtohen e nuk largohen banorët u vënë flakën dhe tymi pushton lagjen, zjarrfikset herë vijnë e herë jo, thonë banorët.

Edhe pse banorët kanë njoftuar ndërmarjen e pastrimit, kryebashkiakun, e kanë bërë publike më rrjetet siciale asnjëherë nuk është vën dorë për larginin e tyre edhe pse po afron sezoni turistik

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME