Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPranga shqiptarit që zhvaste trafikantët e drogës, i gjendet pushkë snajpër, pistoletë,...

Pranga shqiptarit që zhvaste trafikantët e drogës, i gjendet pushkë snajpër, pistoletë, municion

Itali – Policia italiane ka vendosur në pranga tre persona, midis tyre një shtetas shqiptar, të cilët nën kërcënim e armëve zhvatnin trafikantët e drogës.

Operacioni i kryer nga Karabinierët nën drejtimin e Prokurorisë Publike Verbania, përfundoi me arrestimin e tre personave, aktiviteti, i cili fillon në dhjetor 2021, kur në pyllin e Brovello-Carpugnino më 29 mars u vendosën në pranga tre trafikantë droge.

Më pas policia vijoi hetimin duke u përqendruar vëmendjen në disa subjekte, emrat e të cilëve ishin lidhur me trafikun e drogës.  Nga hetimi rezultoi se tre personat e arrestuar përdornin armët, midis tyre edhe një pushkë me dylbi, me anë të të cilave zhvatnin dhe kërcënonin trafikantët dhe klientët e trafikut të drogës.

Veprimtaria tekniko-hetimore bëri të mundur identifikimin e subjekteve të përfshirë: ata janë dy italianë, një burrë dhe një grua dhe një shtetas shqiptare, të cilët nga veprimtarinë e kishin të shtrirë në zonën midis Omegna dhe Domodossolas, shkruajnë mediat italiane. 

Gjatë kontrolleve, në vendbanimet e të treve dhe në pikat e ndryshme mbështetëse përkatëse, u gjetën armë dhe një numër i madh municionesh të kalibrave të ndryshëm, mes tyre dy pistoleta daulle pa nunër si dhe 40 gram kokainë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME