Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËGazetari Alfred Lela emërohet Drejtor për Marrëdhëniet me Publikun, në PD ...

Gazetari Alfred Lela emërohet Drejtor për Marrëdhëniet me Publikun, në PD e rithemeluar

Gazetari i njohur Alfred Lela, ka marrë një post të rëndësishëm në selinë blu, tashmë e rithemeluar dhe me kryetar të ri Sali Berishën.

Lela është emëruar Drejtor për Marrëdhëniet me Publikun, në PD.

Ky emërim i gazetarit të njohur në krye të dikasterit të rëndësishëm të Partisë Demokratike, në lidhje me mediat dhe informimin e publikut për vendimet që merren, vjen ditë pas zgjedhjes së Sali Berishës në krye të selisë blu.

Gjithashtu, PD ka përmbyllur me sukses afro dy javë më parë dhe procesin e ristrukturimit të Sekretariateve.

Nismat e Sali Berishës për të marrë partinë, Lela i ka cilësuar si alternativa më të mirë për të larguar kryedemokratin Lulzim Basha nga ‘stacioni i ngulitur’. Edhe pse në debatet mediatike ka qenë pranë PD, gazetari dhe analisti politik gjithnjë është shprehur për hapjen e partisë për emra të rinj.

Dhe sipas asaj që ka mësuar newsbomb.al, përmes burimeve për këtë emërim, Alfred Lela mesa duket është mes këtyre emrave të rinj që do ti bashkohen PD. Me ndryshimin e stafetave në partinë më të madhe opozitare, personat që merreshin me mediat “u spastruan” nga stafi i Berishës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME