POLITIKË

Prençi: Pse Berisha i la 220 mijë vota jashtë koalicionit opozitar?

Shemsi Prençi thotë se Sali Berisha nuk bëri përpjekjet për të futur në të njëjtin koalicion partitë e tjera të opozitës, që sipas tij morën 220 mijë vota. Për të Berisha harxhoi më shumë energji për të futur brenda koalicionit parti që nuk kishin vota. Prençi pohon se nëse të gjitha partitë opozitare do të bashkoheshin në një front të vetëm, do të krijohej një frymë e cila do të sillte të paktën 100 mijë vota shtesë për opozitën.

”Lidershipi i opozitës më shumë energji harxhoi për të marrë në koalicion parti inekzistente që nuk kanë marrë asnjë votë, që s’kanë patur as kandidatë brenda koalicionit. Partitë që kanë patur kandidatë, si Partia e Lirisë, Partia e Re Demokratike e drejtuar nga Sali Shehu, ka marrë 1400 vota.

Të konsumosh energji për të marrë një parti me 1400 vota dhe të mos konsumosh energji për të futur brenda koalicionit 220 mijë vota, që janë gjithsej 7 parti politike të opozitës, kjo nuk është largpamësi e një lideri që synon rotacionin politik. Do ishte krijuar edhe fryma, do të ishin edhe mbi 750 mijë vota. Berisha ka deklaruar në media që Lapaj, Agron Shehaj, Lulzim Basha, janë paterica të Partisë Socialiste.

Nëse do vijojmë t’i bëjmë qejfin Sali Berishës, ne e kemi groposur demokracinë. Nëse do vijojmë të jemi kriticienë racionalë për fenomenet që kanë ndodhur në zgjedhje, ne i bëjmë mirë PD-së, demokracisë, por edhe vetë Berishës. Fryma e një opozite të bashkuar lëviz të paktën 100 mijë vota në Shqipëri. Pastaj kjo frymë parandalon edhe fenomenet e tjetërsimit të votës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button