Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProcedimet e fundit nga policia Fier

Procedimet e fundit nga policia Fier

DVP Fier/ Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

I vuri zjarrin barërave në tokën e tij, për pasojë u dogjën sipërfaqe të tjera me ullinj, procedohet në gjendje të lirë 56-vjeçari.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Dh., 56 vjeç, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, në fshatin Rreth Libofshë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe të tjera toke me ullinj, shkurre e kullota.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe të paanshëm nga strukturat policore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në fshatin Visokë, Mallakastër, pasi është kapur duke transportuar me automjet, një sasi lëndësh drusore që dyshohet të jenë prerë në mënyrë të kundërligjshme.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. K., 47 vjeç, banues në Kosovë, pasi në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, duke drejtuar automjetin tip “Opel” është përplasur me një automjet tjetër, me drejtuese shtetasen Z. S., 32 vjeçe, banuese në Lushnjë. Për pasojë është dëmtuar shtetasi G. K., i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME