Sunday, July 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedProkuroria Speciale në Hagë ndryshon aktakuzën kundër Hashim Thaçit dhe krerëve të...

Prokuroria Speciale në Hagë ndryshon aktakuzën kundër Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Hagës për amendimimin e aktakuzës së konfirmuar ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Prokuroria Speciale ka kërkuar që nga aktakuza të hiqen pretendimet për krime në qytetin e Ferizajt.

“Prokuroria Speciale kërkon leje për të ndryshuar aktakuzën e konfirmuar, që të hiqen pretendimet për krime lufte, të paktën një viktime, në 1999, në një shtëpi në afërsi Ferizajt. Prokuroria Speciale e Hagës shpjegon se ka vendosur të mos mbështet në këto provat  dhe se konsideron se nuk prova të pamjaftueshme për të vërtetuar pretendimet e Ferizajt”, thuhet në dokumentin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Hagës dhe ka urdhëruar që të tërheqin pretendimet e cekura rreth një krimi të pretenduar në Ferizaj.

“Aktakuza e konfirmuar e Ndryshuar do të ngrihet deri të premten, 30 shtator 2022”, thuhet në vendim.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME