Friday, July 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProtesta para bashkisë së Tiranës, hidhet molotov drejt godinës

Protesta para bashkisë së Tiranës, hidhet molotov drejt godinës

Ka nisur me tensione protesta e thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së Tiranës. Qytetarët kanë hedhur molotov drejt godinës së institucionit, ndërsa tymi ka mbuluar derën e bashkisë.

Policia iu ka bërë thirrje protestuesve të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë. Ajo që bie në sy në protestën e sotme është se ndryshe nga herët e shkuara, ku prezente ishin barrierat metalike, në këtë protestë Bashkia “do të mbrohet” nga barrierat prej betonit.

Qytetarët në protestën para bashkisë kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME