Taulant Balla, i mandatuar nga Partia Socialiste për çëshjten e Presidentit të ri, tha sot nga Fieri se nëse opozita vijon të mos sjellë kandidatë për zgjedhjen e Presidentit, mazhoranca në votimin e katërt do t’i japë vendit kreun e ri të shtetit.
“Nga ana e opozitës nuk ka një qasje për të marë përgjegjësinë për të propozuar zyrtarisht kandidatura. Nuk e kuptoj pse PD si grupi më i madh në Kuvend u tërhoq nga një proces për të sjellë kandidatura.
Do të ishte jo produktive që të digjnim edhe raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit. Ne e respektojmë marrëveshjen që kemi rënë dakord me grupin parlamentar të PD dhe grupet e tjera që dy raundet janë raunde që i takojnë propozimit për kandidat për president nga opozita.
Nëse opozita dhe në raundin e tretë opozita nuk vendos që të marrë pjesë në proces, natyrshëm që në raundin e 4 do të zgjidhet presidenti apo presidentja e re e republikës”.