Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha voton në selinë e PD-së: Nuk ka vendim Gjykate që ndalon...

Berisha voton në selinë e PD-së: Nuk ka vendim Gjykate që ndalon misionin e demokratëve

Pasi hodhi votën në kutinë e votimit për kreun e ri të PD-së, lideri historik i demokratëve, kandidati për kryetar Sali Berisha nga selia blu tha se nuk ka vendim gjykate që do të ndalojë misionin e demokratëve. Kjo përgjigje erdhi pasi PD-ja është në Gjykatë se kush ka të drejtë që ta drejtojë.

“Ky është një proces historik, jo vetëm për PD, por për mbarë Shqipërinë sepse është një proces që finalizon triumfin e vullnetit të anëtarëve të kësaj partie me votën e tyre. Por sepse është një proces që zhvillohet paralel nga një proces i mirëfilltë mafioz antikushtetues ai i zgjedhjes së presidentit të republikës. Është mafioz dhe antikushtetues sepse bazohet mbi grabitjen dhe dhunimin masiv të vullnetit të lirë dhe votës së lirë të shqiptarëve dhe kolaboracionizmit e shpifur të Edi Ramës me pseudo opozitë. Pra sot në këtë proces mbarë shqiptar shohim dritën e shpresës për të ardhmen”, tha Berisha.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, ish-kryeministri Sali Berisha është në garë vetëm me Ibsen Elezin dhe me shumë gjasa do arrijë të marrë fitoren. Gjykata e Apelit njohu Komisionin e Rithemelimin dhe statutin e dalë nga Kuvendi i mbajtur nga Sali Berisha në 2021.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME