Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPS: Opozita të sjellë zyrtarisht kandidatin, në raundin e 4 zgjedhim Presidentin...

PS: Opozita të sjellë zyrtarisht kandidatin, në raundin e 4 zgjedhim Presidentin e ri

Taulant Balla, i mandatuar nga Partia Socialiste për çëshjten e Presidentit të ri, tha sot nga Fieri se nëse opozita vijon të mos sjellë kandidatë për zgjedhjen e Presidentit, mazhoranca në votimin e katërt do t’i japë vendit kreun e ri të shtetit.

“Nga ana e opozitës nuk ka një qasje për të marë përgjegjësinë për të propozuar zyrtarisht kandidatura. Nuk e kuptoj pse PD si grupi më i madh në Kuvend u tërhoq nga një proces për të sjellë kandidatura.

Do të ishte jo produktive që të digjnim edhe raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit. Ne e respektojmë marrëveshjen që kemi rënë dakord me grupin parlamentar të PD dhe grupet e tjera që dy raundet janë raunde që i takojnë propozimit për kandidat për president nga opozita.

Nëse opozita dhe në raundin e tretë opozita nuk vendos që të marrë pjesë në proces, natyrshëm që në raundin e 4 do të zgjidhet presidenti apo presidentja e re e republikës”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME