Monday, October 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPse Saimir Tahiri lëvizi nga Fieri në burgun e Lushnjes? Avokati: Nuk...

Pse Saimir Tahiri lëvizi nga Fieri në burgun e Lushnjes? Avokati: Nuk di gjë për sherrin…

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri paska qenë i pakënaqur me kushtet e burgut të Fierit, aty ku kaloi 5 muaj. Tahiri ka pasur një konflikt me drejtorin e burgut, Arjan Hasani, ndërsa është transferuar në burgun e Lushnjes. Avokati i Tahirit, Maks Haxhia i ftuar në “Radarin Informativ”, tha se nuk ka dijeni për konfliktin Tahiri-Hasani.

“Ka kërkuar vetë të shkojë në Lushnje dhe atje ka shumë të dënuar, që janë autorë të dënuar për vepra të ndryshme, edhe për shkak të aksesit të lehtë në burgun e Lushnjes nga familja e tij. Nuk e di për kushtet dhe rregullat. Nuk më është ankuar për rregullat e forta. Ai ka qenë i disiplinuar dhe bashkëpunues. Unë nuk di gjë. Do e takoj të hënë. Është lëvizur për në Lushnje”.

Haxhia u shpreh se dy arsyet se pse Tahiri u transferua janë që familja e tij të aksesoje më shpesh për vizita dhe për shkak të të dënuarve të shumtë që janë në burgun e Fierit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME