Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTPSG mbetet shpresa e vetme për CR7

PSG mbetet shpresa e vetme për CR7

Chelsea ka vendosur të mos nënshkruajë me Cristiano Ronaldon. “The Sun” raporton se pas bisedimeve të gjata mes pronarit të bluve, Todd Boehly dhe trajnerit Tomas Tuchel, strategu gjerman ka shprehur dëshirën që të hiqet dorë.

Trajneri kishte bërë të ditur se kërkimi për një sulmues nuk ishte prioritet. Spekulimet për një transferim të mundshëm të CR7 në Londër u ngritën pas takimit muajin e kaluar mes përfaqësuesit të saj, Jorge Mendes dhe Boehly.

Gjithsesi mesa duket tashmë opsioni i vetëm për të ardhmen e portugezit mbetet skuadra e PSG, që mund të mendojë një operacion spektakolar për të bashkuar Ronaldon me Messin

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME