Zhduket ish-zv.drejtori i AKSHI-t, policia nis kontrollet. Po më arrestojnë”, SMS-ja e fundit e ish-zv.drejtorit

Familjarët e ishzv.drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Informacionit, Daniel Shima, kanë denoncuar sot në polici zhdukjen e tij.
Ata kanë deklaruar para bluve se kanë humbur kontaktet me të prej paradites së sotme. Policia ka nisur menjëherë kontrollet.
Daniel Shima ka mbajtur për disa kohë postin e nëndrejtorit të AKSHI-t, detyrë nga e cila është larguar në vitin 2024.
Familjarët e ish-zv/drejtorit të përgjithshëm të AKSHI-t, Daniel Shima, kanë denoncuar në Komisariatin nr. 1 humbjen e kontakteve me të.
Sipas tyre, Shima u ka dërguar një mesazh të afërmve, duke i njoftuar se po e arrestonin, por pas këtij momenti, komunikimi me të është ndërprerë.
Më herët, Shima është thirrur për t’u pyetur në SPAK në lidhje me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Tiranë/Informacion
Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.
Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij.
AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…”
Kështu deklaroi ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë nga arratia në korrik të vitit 2024. Ahmetaj foli atëherë për një përgjim ambiental të kapur nga SPAK për tendera në vlerën e 43 milionë eurove ose 43 miliardë lekëve, përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ndërsa këtë të premte doli lajmi se Daniel Shima është zhdukur dhe se familjarët e tij kanë bërë denoncim në polici.
Daniel Shima ka mbajtur postin e zëvendës drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit deri pak kohë më parë, një pozicion që e rendit si një ndër zyrtarët më të lartë të kësaj agjencie, direkt pas drejtueses Mirlinda Karçanaj.
Por ditën që shefja e tij Mirlinda Karçanaj u thirr në Prokurorinë e Posaçme, ai u shkarkua.
Drejtuesja e agjencisë më të rëndësishme për menaxhimin dhe përmirësimin e sistemeve të teknologjisë dhe informacionit në institucionet shtetërore shqiptare, është marrë për disa orë në pyetje më 19 Mars 2024 në ambientet e SPAK dhe menjëherë pas daljes prej atje, është kthyer në zyrë dhe ka firmosur shkarkimin e Daniel Shimës, tashmë një person i konsideruar i zhdukur./Lapsi












