AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Fier–Vlorë, përplasen një BMW dhe një kamionçinë me ushqim për bagëti, një i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin e vjetër Fier–Vlorë, në vendin e njohur si “Kthesa e Qarrit”, ku janë përplasur një automjet tip “BMW” dhe një kamionçinë e ngarkuar me ushqim për bagëti.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në të dy mjetet. Si pasojë e aksidentit, është plagosur pasagjeri që udhëtonte në kamionçinë.

I plagosuri është transportuar me urgjencë nga shërbimi i autoambulancës drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Fierit, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Për shkak të përplasjes, qarkullimi në këtë segment të aksit të vjetër Fier–Vlorë u vështirësua për disa minuta, ndërsa policia ndërhyri për të disiplinuar trafikun dhe për të rikthyer normalitetin në lëvizjen e automjeteve.
Hetimet për këtë aksident vijojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button