Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËQEVERIA KA RËNË, NE DUHET TIA BËJMË TË DITIR BOTËS

QEVERIA KA RËNË, NE DUHET TIA BËJMË TË DITIR BOTËS

Nga Agim Nesho – Asnjë qeveri nuk mund t’i rezistojë një skandali të këtyre përmasave, me skema mafioze për të përfituar paratë publike, si skandali i denoncuar së fundmi nga LSI për abuzimin me 189 milion euro. Që Shqipëria ka kohë që ka rrëshqitur nga demokracia dhe shteti ligjor, kjo është e qartë për çdo shqiptar, i cili e refuzon këtë fakt ose e pranon në heshtje në pamundësi për të ndryshuar gjendjen.

Dhe ky nuk është një rast i vetëm për një qeveri, që ka zhytur duart në paratë publike kurdo që ato shfaqen, në shëndetësi, infrastrukturë, në tendera të shpërdoruar e luks të pajustifikuar. Sot ky regjim që po mbyt shtetin, si një meduzë gjigante, ka mbyllur ciklin si një regjim kleptokratik që ushqen pushtetin dhe oligarkët e saj dhe po e çon vendin drejt varfërisë dhe shkatërrimit. Kontrata e saj me popullin ka mbaruar me kohë, që kur ky grupim qeverisës nuk përfaqëson me interesat e tij. Autoritarizmi, mungesa e transparencës dhe llogaridhënies, kapja e institucioneve dhe bashkëpunimi i krimit me politikën, kanabizimi i vendit janë mëse të mjaftueshme për ta prishur këtë kontratë. Abuzimi me fondet dhe tenderat publikë, shpërdorimi dhe klientelizmi në dhënien e pronave publike janë një çështje parimore dhe dinjiteti për një popull që ka zgjedhur sistemin e tij politik: demokracinë.

Përpara opinionit publik qëndron çështja ekzistenciale: ose të mbetet i nënshtruar në mizerje, të humbë perspektivën e tij ose të ngrihet në mbrojtje në demokracisë; i lirë ose i nëpërkëmbur, me dinjitet apo i përdorur, i abuzuar apo luftëtar për të mbrojtur të drejtat e tij, kjo nuk është një çështje që duhet ta zgjidhë politika. Sot i takon popullit.

Dhe diçka për ata që influencojnë politikën shqiptare nga jashtë vendit. Keni përkrahur dhe mbajtur në këmbë një regjim që abuzon me popullin e tij për hir të stabilitetit. Shqipëria është një demokraci hibride që drejtohet me filozofinë Erdoganiste, me një ekonomi tregu me influencë të sheikëve arabikë dhe me liritë politike si vendet më të varfra të Afrikës. Sot është dita kur ju duhet të zgjidhni, të jeni në mbrojtje të vlerave dhe parimeve të demokracisë apo të bëheni shtojcë e një regjimi putinesk që po e largon Shqipërinë nga demokracitë perëndimore. Sot ‘ndotja’ është aq e madhe sa po bën pis jo vetëm ju, që mund të paragjykoheni shpejt nga opinioni publik, por edhe udhëheqësit e botës së lirë, standardet morale të të cilëve nuk mund të pranojnë një situatë të tillë.

Në qoftë se reforma në drejtësi është për të ndërtuar shtetin e së drejtës në Shqipëri, ajo duhet të veprojë. Sot prova juaj e madhe është prerja e nyjës gordiane, pavarësisht se ‘klienti juaj’ është ngjitur si rrodhe pas këmbëve për t’u bërë i pranueshëm.

Bëjeni për Shqipërinë, ky është momenti… Ndryshe heshtni dhe mësoni nga mençuria popullore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME