Wednesday, October 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËQeveria miraton hartën e re gjyqësore/ Manja: Do të zbatohet me faza

Qeveria miraton hartën e re gjyqësore/ Manja: Do të zbatohet me faza

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar harta e re gjyqësore e propozuar nga KLGJ. Manja tha se në gjykatat të cilat do të mbylleshin, nuk do kishte asnjë cënim të shërbimeve ndaj qytetarëve, ndërsa shtoi se implementimi i hartës së re gjyqësore do të bëhej në muaj të ndryshëm.

“Në mbledhjen e sotme është miratuar harta e re gjyqësore. Shqipëria do të ketë 13 gjykata të Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 Gjykata Administrative të Shkallës së Parë. Qytetarët do t’i marrin të gjitha shërbimet gjyqësore në strukturat ekzistuese të Gjykatave. Implementimi i hartës  do të bëhet me faza. Më 1 shkurt do të kemi përqendrimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, në 1 maj do të jenë Gjykata e shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe më 1 korrik do të jetën Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë.”, tha ministri.

Manja shtoi se harta e re gjyqësore ka disa risi; do të standardizojë kohën mesatare të dhënies së vendimit, do të bëjë një shpërndarje të drejtë të çështjeve të gjyqtarët, do të ulë kostot e dhënies së drejtësisë si dhe do të ketë një short real e efikas të shpërndarjes së çështjeve të gjyqtarëve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME