Saturday, February 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDje u plagos me thikë në Fier, ndërron jetë 77-vjeçari

Dje u plagos me thikë në Fier, ndërron jetë 77-vjeçari

Ka ndërruar jetë 77-vjeçari që u plagos me thikë ditën e djeshme në Fier.

Ngjarja ndodhi në fshatin Qënas të Fierit, ku babë e bir u plagosën me thikë pas një konflikti të çastit. Të plagosur mbetën shtetasit Haxhi Balla, 77 vjeç dhe Aleks Balla, 53 vjeç.

Mësohet se shkak i sherrit ka qenë një zjarr që kishte ndezur një prej familjeve. Familja tjetër fqinje ka reaguar ishte bezdisur nga tymi. Kaq mjaftoi që të niste përleshja, duke përdorur edhe thikën.

Autori Armando Boriçi është arrestuar nga policia.

“Plagosi me mjet prerës (thikë) dy shtetas, Policia kap dhe shoqëron autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në Qënas, Fier, ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. B., 39 vjeç, banues në Qënas, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasit H. B., 77 vjeç dhe A. B., 53 vjeç (babë e bir).

Shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasit H. B. dhe A. B. ndodhen në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia për ngjarjen.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME