Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINË"Festat e egra, seks i shthurur, alkool, drogë ". Mykonos apo Ibiza?! Kush është...

“Festat e egra, seks i shthurur, alkool, drogë “. Mykonos apo Ibiza?! Kush është më i shtrenjtë

Ishulli më i preferuar nga njerëzit dhe më i shtrenjtë është Ibiza

Ishujt si Mykonos, Greqi dhe Ibiza, Spanjë janë dhe do mbeten më të preferuarat për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Fluksiteti i pushuesve në këto dy ishujt është shumë i lartë edhe pse çmimet janë të larta dhe destinacioni më i shtrenjtë është IBIZA. Destinacioni dikur i preferuar i hipive është kthyer në një nga resortet më të shtrenjta dhe luksoze në botë, me klientë nga liderë politikë, të famshëm nga e gjithë bota dhe biznesmenë miliarderë. Festat e egra, seksi i shthurur, shumë alkool dhe drogë dhe ndjenja se gjithçka lejohet shpejt e bën Ibizën një “magnet” për të famshmit dhe jo të famshëm nga e gjithë bota. Klubet e lindura në ishull, si Amnesia, Space dhe Ushuaia kanë bërë histori në jetën e natës botërore. 

Një konsulent i hoteleve luksoze dhe kryeredaktor i revistës online të udhëtimeve AhotelLife, Ben Padol për ishullin Ibiza tha: “Pas 23 vitesh në Nju Jork, mund ta krahasoj vetëm me Hamptons në sezonin e lartë”.

Ai ka qenë së fundmi në ishullin Balearik, për hapjen e hotelit Beach Caves Ibiza, ku çmimet për një natë nisin nga 1500 euro. Dhe kjo nuk është gjëja më e shtrenjtë në ishull. Nga pijet freskuese të thjeshta deri te vilat dhe shërbimet e sofistikuara (jahte dhe avionë, kuzhinier personal, ‘krijues i përvojës’ personale, shfaqje kinemaje private, ishull privat fqinj për përdorim ekskluziv) Ibiza ripërcakton pushimet luksoze. Çmimet e larta megjithatë nuk i pengojnë vizitorët dhe këtë vit Ibiza po “mbytet”. Sipas Shërbimit Kombëtar të Statistikave të Spanjës, mbërritjet e turistëve në Ishujt Balearik u rritën me 300% këtë vit, raporton newmoney.gr

Njerëzit filluan të zbulojnë Ibizën në vitet 1960, kur hipitë ndjenë një forcë mistike që i tërhiqte në ishull. Për vite me radhë, ai ishte një destinacion turistik alternativ, me udhëtarët që kërkonin energjinë dhe magnetizmin e veçantë që teorikisht rrezatonte ishulli. Gjithçka ndryshoi në vitet 1980 kur marinari australiano-britanik dhe ish- bërësi i kapeleve Tony Pike mbërriti në Ibiza. Ai e ktheu një rezidencë 500-vjeçare në një resort luksoz, Pikes Ibiza, dhe arriti të xhirojë videoklipin e këngës “Club Tropicana” nga Wham! Që atëherë, reputacioni i hotelit është rritur. Legjendat e industrisë së muzikës si Freddie Mercury, George Michael, Grace Jones, Julio Inglesias, Bon Jovi dhe të famshëm si Naomi Campbell dhe Jean-Claude Van Damme kanë kaluar nëpër dhomat e Pikes Ibiza. Me rritjen e reputacionit të ishullit, u rritën edhe shërbimet që ofronte, duke u kthyer në paketa të personalizuara dhe ekskluzive. 

Çmimet e një nate në Ibiza:

– Qira vilë: 2500-15000 euro nata

– Shfaqja e kinemasë private: 500 euro

– shezlong i madh në një bar të njohur në plazh: 500 euro

– konsumi minimal në një tavolinë VIP në një klub popullor: 1000 euro

– Burger në restorant plazhi: 30 euro

– kanaçe coca-cola në një klub popullor: 13 euro

– bileta ajrore Londër – Ibiza me British Airëays (një drejtim): 1000 euro

– transferta me avion privat Londër-Ibiza: 2000 euro/personi

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME