Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRa në lum apo inskenoi? Mbetet mister fati i Mateo Likës

Ra në lum apo inskenoi? Mbetet mister fati i Mateo Likës

Fier – Kanë kaluar më shumë se 12 ditë, por ende asnjë gjurmë nga i riu Mateo Lika. Lika dyshohet të jetë përplasur me mjetin e tij me urën e Mbrostarit e më pas të ketë rënë në Seman.

Akoma nuk është gjetur asnjë shenjë që mund të çojë dhe zbulimin e të riut. Ai ishte kthyer në atdhe për pushime pasi punonte në Gjermani. Po ashtu, as një pjesë e makinën me të cilën thuhet se ai po udhëtonte nuk është gjetur. Ditën e sotme palombarët e Reneas kane filluar sërish kërkimet përgjatë gjithë rrjedhës se lumit.

Prej orës 04:08 të mëngjesit të 15 janarit, celulari i 26-vjeçarit Mateo Lika rezulton i fikur. Policia e Fierit ka arritur të zbardhë komunikimin e fundit të Likës me një mikeshë të tij në Gjermani. Ajo u ka rrëfyer hetuesve se Mateo i kishte thënë se do të shkonte të takonte të motrën në Tiranë pasi e kishte marrë malli për nipin, kanë pohuar media të ndryshme duke ju referuar policisë

Burime policore që në ditët e para të ngjarjes si dhe specialist i forcave Renea pohuan faktin se 90% nuk besojmë të ket rënë në lum, por ka ikur duke inskenuar ngjarjen.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME