Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama anuloi mbledhjen e përbashkët, reagon qeveria e Kosovës

Rama anuloi mbledhjen e përbashkët, reagon qeveria e Kosovës

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pasi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi anulimin e formatit të takimit mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Në një deklaratë të Kryeziut të shpërndarë për mediat ai thotë se nga ky vendim humbën qytetarët.

“Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkrueshin 13 marrëveshje të reja.

Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato.

Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme”, – është shprehur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME