Kryeministri Edi Rama ka bërë disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Në mbledhjen e kësaj të mërkure janë bërë disa ndryshime zv.ministrash. Adela Xhemali është liruar nga detyra si zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministre Financave.
Në vend të saj është emëruar Sokol Duma si zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Olta Manjani është liruar nga detyra si zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë dhe ka kaluar si zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Qeveria ka liruar nga detyra Vasilika Vjeron, që mbante postin e zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministre e Financave.
Endrit Yzeiraj është liruar nga detyra si zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Këto ndryshime vijnë edhe për shkak të ndarjes së Ministrisë së Ekonomisë nga ajo e Financave dhe krijimit të ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit