Wednesday, May 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE Rama bën rokadë zëvendësministrash në qeveri

 Rama bën rokadë zëvendësministrash në qeveri

Kryeministri Edi Rama ka bërë disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Në mbledhjen e kësaj të mërkure janë bërë disa ndryshime zv.ministrash. Adela Xhemali është liruar nga detyra si zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministre Financave.

Në vend të saj është emëruar Sokol Duma si zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Olta Manjani është liruar nga detyra si zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë dhe ka kaluar si zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Qeveria ka liruar nga detyra Vasilika Vjeron, që mbante postin e zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministre e Financave.

Endrit Yzeiraj është liruar nga detyra si zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Këto ndryshime vijnë edhe për shkak të ndarjes së Ministrisë së Ekonomisë nga ajo e Financave dhe krijimit të ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME