Saturday, February 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERama: Kam pakënaqësi, ka pasur një qasje vetëkritike nga të gjithë së...

Rama: Kam pakënaqësi, ka pasur një qasje vetëkritike nga të gjithë së bashku, duke nisur nga unë

Pas mbledhjes së asamblesë kombëtare së PS-së, kryeministri Rama në një prononcim për gazetarët tha se ka pasur një qasje vetëkritike nga të gjithë socialistët duke filluar nga ai.

“Ne kemi bërë një mbledhje të gjatë me diskutime të shumta, ka qenë një mbledhje pune, dhe në mbledhje të tilla ka ballafaqime me fakte dhe opinione të mbledhura në një proces shumë kapilar që ne kemi nisur.

Ka shqetësime që vijnë nga organizata të ndryshme të partisë, nga zgjedhës që kanë votuar ose jo PS. Nëse mund të flasim për kritika, ka pasur një qasje vetëkritike nga të gjithë së bashku, duke nisur nga unë.

https://ads1.medium.al/www/delivery/afr.php?zoneid=31&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Mos i besoni shumë mënyrës sesi rrjedhin gjërat, sepse duhen verifikuar në burimet… Jemi të kënaqur nga kjo mbledhje. Në zgjedhjet e ardhme duam të marrin rezultatin shembullor.

Kam pakënaqësi për çdo gjë që bëj vetë, për çdo gjë që bën partia, sepse pakënaqësia më ka çuar dhe më çon përpara. Ndryshe nuk do kishim çfarë t’i jepnim këtij vendi.

Kërcënimet ndaj Ahmetaj? Për pyetjen që më bëni është e  kotë, ka vetëm një përgjigje. PS nuk komenton çështje që lidhen me drejtësinë. Çdokush që ka çështje me drejtësinë i ka me drejtësinë. Ka një karakteristika të të gjithë atyre që kanë çështje me drejtësinë që ndjehem viktima të forcave të errëta apo forcave të tjera, por nuk është fare për mua dhe për ne ta shpjegojmë këtë fenomen’, tha Rama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME