Rama pret në Vlorë një nga rabinët më të pasur të Izraelit
Kryeministri Edi Rama njoftoi në rrjetet sociale se ka pritur në vendin tonë Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto. Me të ka udhëtuar deri në Vlorë ku i ka premtuar se do të ngrihet një muze hebraik.
“Me nder dhe përulësi pata privilegjin të mikëpres për herë të dytë Rabinin Yosiyahu Yosef Pinto në Shqipëri — një vend model i vëllazërisë fetare, ku hebrenjtë u morën në mbrojtje si askund tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ishte një privilegj të vizitoja me të Vlorën, qytetin ku hebrenjtë u vendosën shekuj më parë dhe në zonën që dikur ishte lagjja e tyre, së shpejti do të fillojmë ndërtimin e një Muzeu të bukur Hebraik” – shkruan Rama.
So honored and humbled to have the privilege of hosting Rabbi Yosiyahu Yosef Pinto in Albania for the second time — a role model country of religious fraternity, where Jews were protected like nowhere else during WWII. It was a privilege to visit Vlora with him, the city where… pic.twitter.com/yMAW9QB9RW
— Edi Rama (@ediramaal) January 6, 2025
Sipas të dhënave që gjenden në internet, Yoshiyahu Yosef Pinto është një rabin ortodoks izraelito-maroken që drejton një organizatë globale të quajtur “Mosdot Shuva Israel” me qendër në qytetin izraelit të Ashdod dhe në New York. Revista “Globes” e emëroi atë në 2012 si një nga 10 rabinët më të pasur në Izrael.
Ai është përballur edhe me një sërë çështjesh ligjore dhe u deklarua fajtor në shtator 2014 për ryshfet ndaj një oficeri policie të rangut të lartë izraelit. Ai u dënua më 12 maj 2015 me 1 vit burg dhe me 1 milion shekelë gjobë. Ai filloi të vuante dënimin me burg më 16 shkurt 2016. Pas lirimit të tij, ai u bë Rabini Kryesor i Marokut në 2019.