Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTReagimi/ Juventusi 6 gola e spektakël ndaj Atalantës (vidio)

Reagimi/ Juventusi 6 gola e spektakël ndaj Atalantës (vidio)

Pas stuhisë së prodhuar nga goditja e Gjykatës së Apelit të FIGC për çështjen e fitimeve kapitale, Juventus zbret në fushë duke treguar karakter.

Një barazim spektakolar mes bardhezinjve dhe Atalantës në javën e 19 të Serie A. Në Allianz Stadium mes skuadrës së teknikut Allegri dhe Atalantës përfundon 3-3 në fund të një ndeshje të çmendur. Në pjesën e parë, bergamaskët zhbllokuan ndeshjen falë një gabimi të bujshëm të Szczesny në goditjen e Lookman (5′). Reagimi i bardhezinjve ishte i vrullshëm: Di Maria (25′) me penallti dhe Milik (34′) përmbysën rezultatin. Në pjesën e dytë Maehle (46′) dhe Lookman (53′) rikthyen zikaltrit në avantazh, por Danilo (65′) vendosi sërish gjithçka në ekuilibër me një goditje dënimi.

Një ndeshje e bukur dhe 3-3 spektakolar në Stadium mes Juves dhe Atalantës. Bardhezinjtë reaguan shumë mirë ndaj një jave komplekse dhe ndaj gafës së Szczesny. Polaku në thelb i dha Lookman golin e 0-1 pas 4′. Atalantini ishte lojtari i ndeshjes me dy gola dhe një asist. Juventus nuk hoqi dorë nga ndeshja në asnjë moment. Bardhezinjtë barazuan me një penallti të Di Marias, pasi pretenduan më parë për një penallti tjetër, të paakorduar. Përmbysja e vendasve erdhi me një aksion fantastik të nisur nga taka e Di Marias, ndërsa në krosimin e Fagioli u tregua një golashënues i vërtetë Milik.

Në fillimin e pjesës së dytë Lookman i shërben Maehle topin për të bërë rezultatin 2-2. Më pas Lookman befasoi përsëri Alex Sandro me kokë dhe shënoi parakalimin e dytë të bergamaskëve. Allegri provoi me Chiesa, Miretti e Kean, por barazimi erdhi me një goditje dënimi të Danilo.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME