Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËIsh-deputeti Ervin Bushati: Mungesa e garës ka dëmtuar dhe PS

Ish-deputeti Ervin Bushati: Mungesa e garës ka dëmtuar dhe PS

Ish-deputeti i PS-së, Ervin Bushati shprehet se Edi Rama është duke dremitur për shkak të opozitës.

Për të opozita është bërë si puna e kungulleshkave ku nuk dihet se në sa kampe është e ndarë, ndërsa shtoi se Berisha e ka kryer atë harkun e vetë të ylberit qoftë për moshën po ashtu dhe gjithë funksionet që ka pasur. Sipas tij e gjithë kjo që po bën Berrisha është më shumë një mision i tij personal me Perëndimin.

”Është shumë rehat politika. Rama duket pak i dremitur duke parë opozitën si në netflix, e lodhur gati e pashpresë dhe ka bërë që dhe ritmet e punës së maxhorancës të jenë më të dremitura. Të jesh opozitë s’do të thotë të jesh gjithmonë kundër dhe të dalësh në protesta. Një forcë politikë ka tre faza para se të vijë në pushtet, e para është të jesh në minorancë, të humbasësh dhe atë e ka PD, e dyta të bëj opozitë, në kohën e Bashës ishte minorancë po nuk bënte opozitë dhe e trata të jetë alternativë por këtë se kap dot opozita e sotme kjo për shkak dhe se Berisha e ka kryer atë harkun e vetë të ylberit qoftë për moshën po ashtu dhe gjithë funksionet që ka pasur. Berisha këtë po e bën ti tregojë perëndimit se nëse ai zgjidhet nesër ata do duhet të merren me atë dhe ti heqin statusin ‘non grata’, duket më shumë si mision personal. Opozita është bërësi puna e kungulleshkës, një me Berishën, një me Bashën, një që se dinë se ku janë, pra ka shumë fraksione”,-tha në ”MCN TV”.

I pyetur sesi e sheh ‘luftën” mes Berishës dhe Alibeajt për vulën, Bushati e krahasoi atë si luftën me mullinjt e erës. Ai tha se një parti duhet të kertë altyernativë, shpresë për të ardhmen dhe jo të merret me veten e vet sepse pastaj kjno kthehet në një lojë burokratike.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME