Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETReagimi/  Presidenti Meta për atentatin kundër ish-kryeministrit të Japonisë: Dënoj aktin kriminal

Reagimi/  Presidenti Meta për atentatin kundër ish-kryeministrit të Japonisë: Dënoj aktin kriminal

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Meta shprehet se është tronditur nga ngjarja e rëndë, ndërsa thekson se dënon me forcë aktin e rëndë kriminal.

Reagimi i plotë i Metës

Thellësisht i tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të ish-Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Dënoj me forcë aktin e rëndë kriminal dhe jam i bindur se autori do të marrë dënimin e merituar!

Duke ruajtur kujtimet e një takimi mbresëlënës gjatë vizitës në Japoni dhe vlerësuar përkushtimin e pandërprerë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ish-Kryeministri Abe do të mbahet mend si një mik i çmuar i Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Ngushëllimet më të ndjera për familjen dhe popullin mik japonez, të cilëve u gjendemi pranë në këto momente të vështira!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME