Monday, November 11, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETReagon parlamenti italian: E papranueshme telefonata e Ramës për drejtorin e RAI-t

Reagon parlamenti italian: E papranueshme telefonata e Ramës për drejtorin e RAI-t

Telefonata që kryeministri Edi Rama i bëri drejtorit të RAI, Paolo Corsini pas emisionit “Report” ka shkaktuar debate edhe në parlamentin italian.

Kryetarja Komisionit Parlamentar Mbikëqyrës të Rai, Barbara Floridia u shpreh se “është paradoksale që një shef i huaj qeverie ndërhyn drejtpërdrejt te një menaxher i shërbimit publik pasi është cituar në një investigim gazetaresk.

Edhe sikur kryeministri shqiptar Edi Rama të besonte se ishte dëmtuar në një farë mënyre nga reportazhi i “Report”, kjo nuk mund të justifikojë në asnjë mënyrë ndërhyrjen e tij të drejtpërdrejtë në Rai. Shpresoj që të ketë një konvergjencë të gjerë të të gjitha forcave politike në luftën kundër ndërhyrjeve të jashtme tek informacioni në mënyrë që të mbrohet pavarësia e shtypit” – u shpreh deputetja e “Lëvizjes 5 yjet”.

“Tani mund ta quajmë RAIA, Radio Televizioni Shqiptar Italian!” – deklaroi me ironi deputeti i Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë, Angelo Bonelli. “Kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit shqiptar Edi Rama me drejtorin e Rai, Paolo Corsini përfaqëson një përpjekje për të ndikuar televizionin italian dhe në veçanti gazetarinë investigative.

Telefonata e Kryeministrit Rama është ndërhyrje e papranueshme që shkon përtej rastit të vetëm të “Report” dhe prek një problem më të gjerë të lirisë së shtypit dhe pavarësisë së medias shtetërore, e cila duhet t’i shërbejë interesit publik në vend që të veprojë si mjet për interesat politike të momentit të një përfaqësuesi politik, qoftë edhe jashtë territorit të Rait dhe që kryhet nën drejtimin e Kryeministrit Meloni. Është thelbësore të ritheksohet se TV shtetëror duhet të jetë i lirë nga çdo formë ndërhyrjeje politike, për t’u garantuar qytetarëve informacion të saktë dhe të pamanipuluar” – deklaroi Bonelli, sipas ANSA.

“Sikur të mos mjaftonte presioni i qeverisë Meloni ndaj programit Report, tani po angazhohen edhe krerët e qeverive të shteteve të huaja si kryeministri shqiptar Edi Rama. Le t’i bëjmë një pyetje të thjeshtë Giorgia Melonit: A është normale sipas jush që një drejtues i televizionit publik kontaktohet drejtpërdrejt nga kryeministri shqiptar për t’u ankuar për një raportim gazetaresk?

A nuk mendoni se ai nuk duhet të ndërhyjë personalisht për të shmangur atë që duket si një ndërhyrje e panevojshme nga kryeministri shqiptar për lirinë e shtypit dhe pavarësinë e gazetarisë italiane, nëse i intereson, siç i pëlqen të thotë shpesh, për “sovranitetin e kombit”. Le t’ia thotë mikut të tij? Italia nuk mund të tolerojë ngjarje të tilla për Rai-n. Ne kërkojmë që edhe kjo çështje të hidhet dritë në çdo detaj” – deklaruan në një qëndrim të përbashkët anëtarët e “Lëvizjes 5 yjet” në komisionin mbikëqyrës Rai, Dario Carotenuto, Dolores Bevilacqua dhe Anna Laura Orrico.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME