Rënia e Pandeli Majkos!

Pandeli Majko, deputet që nga fillimi i parlamentarizmit pluralist në Shqipëri, u rrëzua në Kavajë në zgjedhjet e fundit.
Majko ka qenë dy herë kryeministër, sa herë kishte kriza në PS, sidomos mes Fatos Nanos dhe Ilir Metës.
Në Kongresin e tretë të Partisë Socialiste në Tetor të vitit 1999 një përballje mes Kryeministrit të asaj kohe Pandeli Majkos dhe Fatos Nanos, solli humbjen e Majkos. Diferenca ishte e vogël prej 36 votash (Nano 297 vota, Majko 261 vota) .
Ky ishte dueli i parë dhe i vetëm në historinë politike të Pandeli Majkos. Ndër vitet e tjera deri me 11 maj 2025, Pandeli Majko ka luajtur si violinë e tretë dhe më tej, derisa në mosbërje zë, aqsa kryeministri Rama e merrte si englendisje për të rregulluar humorin e vetë.
Majko ka patur momente kur mund të ringrihej, por ka heshtur.
Heshtja vazhdoi edhe kur e dërguan në bastionin e demokratëve në Kavajë, ku dihej fati politik.
Dhe humbi!
Por e verteta mbetet se iku si politikan i papërlyer