Wednesday, February 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIRënie e fortë e industrisë, bie prodhimi me 14.4%, fillojnë shkurtimet e...

Rënie e fortë e industrisë, bie prodhimi me 14.4%, fillojnë shkurtimet e punonjësve

Sektori i industrisë, që zë rreth 9% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) po kalon një situatë tepër të vështirë.

Të dhënat e INSTAT për statistikat afatshkurtra në prodhimin e të mirave tregojnë se sektori po shënon një rënie dyshifrore të shitjeve e prodhimit në volum, çka po reflektohet në uljen e numrit të të punësuarve, ndërkohë që janë të detyruar të rrisin pagat.

Ecuria e sektorit konfirmon të dhëna të tjera si tkurrjen e eksporteve, apo dhe ankesat e vazhdueshme të industrisë me material porositësi që po goditen nga zhvlerësimi i euros dhe rritja e kostove të fuqisë punëtore.

Tkurrja e industrisë ka ardhur si nga ajo nxjerrëse (-38.3%), ashtu dhe ajo përpunuese (-6.7%)

Ngadalësim ka shënuar dhe ndërtimi, që deri tani ka qenë një nga sektorët kryesorë që ka nxitur rritjen ekonomike. Statistikat afatshkurtra janë treguesi më i hershëm i ecurisë së prodhimit të Brendshëm Bruto.

Shitjet në ndërtim u rritën vetëm me 0.2% në tremujorin e tretë me bazë vjetore, ndërsa volumi i prodhimit me 2.6%. Ndërsa në tremujorin e dytë shitjet në ndërtim ishin rritur me 5.2% dhe prodhimi me 6.5%.

Industria me rënie të thellë
Indekset e treguesve në aktivitetin Industri, në tremujorin e tretë 2023, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 14,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 3,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 10,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve:
Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e tretë 2023, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 17,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 3,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ngadalësohet edhe ndërtimi

Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e tretë 2023, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 0,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 2,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME