AKTUALITET
Reshjet e shiut në Durrës, bllokohet zona rreth stadiumit

Vendi ynë është përfshirë ditën e sotme nga moti i keq. Reshje të dendura shiu kanë “pushtuar” qytetet e vendit ndërsa janë regjistruar edhe problematikat e para. Në qytetin e Durrësit mësohet se reshjet e dendura të shiut kanë kthyer rrugët në pellgje uji. Prania e shumtë e ujit ka sjellë që këmbësorët por edhe makinat të kenë vështirësi në qarkullim.
Mësohet se nga reshjet e shiut është bllokuar edhe zona rreth stadiumit. Rrugët janë mbushur me uji ndërsa shkojnë afër me nivelin e trotuarit. Teksa mjetet kalojnë uji vërshon edhe në trotuar duke vështirësuar kalimin për këmbësorët që në ditë me shi janë të deyruar të vijojnë rutinën e tyre.