Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERolling Stones nis turneun në SHBA

Rolling Stones nis turneun në SHBA

Rolling Stones nisën turneun e tyre në Amerikën e Veriut ku ndalesa e parë e grupit ishte në Huston. Koncerti ishte i pari nga 16 koncertet e planifikuara në të gjithë SHBA dhe Kanada që pritet të zgjasin deri në korrik.

Teksa ekipi i marrëdhënieve me shtypin e grupit nuk pranoi të jepte një shifër të fansave që ishin të pranishëm, website i shitjes së biletave “Stub Hub” vuri në dukje se më pak se 2% e totalit të biletave në vend ishin në dispozicion dy orë përpara koncertit.

Këngët që Rolling Stones performuan ishin “Jumping Jack Flash”, “You can’t always get what you want”, “Out of Time” si dhe hitin e tyre “Satisfaction”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME