Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRriten temperaturat, shtohen rastet e dhunës në Lushnje dhe Mallakastër.

Rriten temperaturat, shtohen rastet e dhunës në Lushnje dhe Mallakastër.

Lushnje dhe Mallakastër – Plas dajaku në Lushnje dhe Mallakastër. Një 32 vjeç ka goditur me thikë një 49 vjeç, ndërkohë që një 21 vjeçar ka rrahur një shtetas tjetër në Lushnje. Në Mallakastër babai ka rrahur vajzën i ndihmuar dhe nga djali i tij.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•A. Ç., 32 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin Q. Sh., 49 vjeç;

•S. K., 21 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin R. R., dhe më pas i ka dëmtuar automjetin që ky shtetas drejtonte.

Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. Xh., 51 vjeç, pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Për këtë rast u procedua penalisht dhe djali i tij shtetasin A. Xh., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME