Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIShpëtoni blegtorinë !

Shpëtoni blegtorinë !

Ervin Resuli analizon se arsyeja kryesore e kostos së lartë të prodhimit në Shqipëri mbeten subvencionet e ulëta që shteti jep për fermerët krahasuar me rajonin.

“Në Serbi, shteti e subvencionon fermerin 350 euro për lopë + 16 lekë për litër qumësht të prodhuar (në 2023 subvencioni për litër qumësht të prodhuar nga 12 lekë u rrit në 16lekë në 2024).

Në total për 6 mijë litra qumësht të prodhuar në vit nga 1 krerë lopë + subvencionin për krerë, në total fermeri subvencionohet 1,350 euro për lopë. Me këtë nivel subvencioni, fermeri në Serbi fitimin e ka të mbrojtur nga shteti.

Prandaj dhe qumështin e shet më lirë sesa fermeri shqiptar, pothuajse në koston e prodhimit.

Në Kosovë, subvencionet arrijnë 600 euro për 1 krerë lopë.
Në Maqedoninë e Veriut, fermeri subvencionohet 250 euro për krerë lopë + 10 lekë për litër qumësht lope të prodhuar. Në total, përfiton në vit 900 euro subvencionim për qumështin.

Në Shqipëri, blegtori shqiptar përfiton 10,000 lekë për krerë lopë + naftën falas. Në total, subvencioni i përfituar për lopë arrin 120 euro në vit.

Pra subvencionet e dhëna në Shqipëri për blegtorët janë në nivele shumë të ulëta, të cilat e bëjnë të pamundur prodhimin me kosto të lirë”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME