Rruga e prishur/ Banorët e Gorishovës: Nga 2 km, ne duhet të bëjmë 10 km (foto e vidio)

Cakran – Banorët e Gorishovës dhe disa fshatrave bëjnë 10 km rrugë për të dalë në autostradë, pasi rruga e shkurtër prej 2 km është e amortizuar dhe me gropa. Ata shprehen se për këtë aks nuk është kujtuar asnjë zyrtar i lartë, të cilët sipas tyre vijnë vetëm për fushatë, premtojnë dhe më pas nuk bëjnë asgjë. Banorët theksojnë se e kanë të domosdoshme sepse shkojnë nga tokat, por nxjerrin dhe prodhimet bujqësore në treg.
Ka një gjatësi prej 2 km rruga, por për shkak të amortizimit dhe gropave detyron banorët e Gorishovës në Fier që të bëjnë 10 km rrugë për të dalë në autostradën Levan – Tepelenë. Banorët ankohen se jo vetëm me makina, por as në këmbë nuk mund të ecësh për shkak se gropat janë mbushur me ujë dhe baltë.
Për ta, politika nuk është kujtuar, duke e lënë këtë rrugë në mëshirë të fatit. Banorët vënë në pikëpyetje edhe zgjedhjet e 11 majit, nëse kjo rrugë nuk rikonstruktohet.






Banorët theksojnë se e kanë të domosdoshme sepse shkojnë nga tokat, por nxjerrin dhe prodhimet bujqësore në treg.
Banorët kujtojnë me nostalgji kohën kur ky segment rrugor frekuentohej masivisht nga këmbësorët dhe automjetet e shumta vecanërisht në ditën e “ Festës së Pocemit” , ndërsa sot evitohet pęr shkak të amortizimit të tejskakshëm. Përballë kësaj situate ata apelojnë pë ndërhyrje të shpejtë nga institucionet përgjegjëse.





Ndërkohë, burime zyrtare nga njësia administrative Cakran pohojnë se ky segment pas ndërtimit të autostradës është kthyer në rrugë dytësore, e pavarësisht se është i rëndësishëm për banorët, nuk është pjesë e projekteve për investim në buxhetin e vitit 2025 të bashkisë Fier.