Rrihen me hunjë dy djem xhaxhallarësh në Cakran, mister shkaku

Cakran – Rrihen me hunjë dy djem xhaxhallarësh në Cakran.
Ngjarja disa minuta më parë në lagjen Sulaj dhe dy personat janë me mbiemër Sulaj.
Nuk dihen shkaqet por lajmi konfirmohet nga infermieret e qendrën shendetësore Cakran
Dy të plagosurit kanë marrë goditje në pjesë të ndryshme të trupit.
Teksa kan marr mjekim paraprak në qendrën shëndetësore Cakran autoambulanca po i çon ne urgjence te spitalit Fier. Jane jasht rezikut per jetën , pohuan burime paraprake
Fier/Informacion paraprak
Goditën me send të fortë një shtetas, kapen dhe shoqërohen në polici babë e bir.
Rreth orës 22:30, njoftohemi se në fshatin Cakran, ka pasur një konflikt ku shtetasi Miri Sulaj, 37 vjeç, së bashku me djalin e tij 17 vjeç, kanë goditur me send të fortë shtetasin Eduart Sulaj, 44 vjeç. (Djem xhaxhallarësh)
Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u bë e mundur kapjen dhe shoqërimi në Komisariat i dy autorëve të dyshuar, të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes.
Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbradhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se rrahja ka ardhur për shkaqe pronësie